

Pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Universitetin e NAPOLIT- ITALY
Prodekani, prof.asoc.dr. Halim Bajraktari nga Fakulteti Juridik së bashku me studentin e nivelit master të studimeve Fatlind Mazreku nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Ukshkin Hoti” Prizren, ishin pjesë e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me titull: AI, Communication and European Democracy: Challenges and Future Developments, të organizuar nga Universiteti Di Napoli L’ORIENTAL, & International Conference of the Jean Monnet Centre of Excellence AI-CoDED. Co- funded by the European Union. Në këtë konferencë u prezantuan me punimin me titull: ‘‘Legal Accountability in Institutional Automated Decision-Making: Gaps, Risks and Framework Disconnections‘‘, në mesin e disa punimeve te pranuara nga disa Unversitete më prestigjiose në botë si: University of Cambridge, University of Utrecht, University of Basel, University of Pisa, University of California Berkeley Law, University of Perugia, Universiti of Turin, University of Pavia, China University of Political Science and Law, Beijing, King’s College, London, etj. Pjesëmarrësit nga Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit, u ҫmuan lartë për prezantimin e punimit nga të pranishmit në këtë takim, ku u zhvilluan diskutime akademike- shkencore. Punimet konferenca i mbajti më datë: 12 dhe 13 shkurt 2026 në Napoli Italy, ku University of Naples “Federico II”, Universiteti Di Napoli L’ORIENTAL, janë ndër universitetet më të vjetra italiane nga viti 1224 dhe i dyti pas Universiteit të Bolonjës.
Pjesëmarrja në këtë konferencë përbën një përzgjedhje dalluese si i vetmi nga rajoni, njëherit pjesëmarrësit nga UUHP u dakorduan në ndërtimin e urave akademike Italiane dhe asaj Kosovare në mundësimin dhe zhvillimin e mëtejmë të aftësive hulumtuese e kërkimore të stafit dhe studentëve mes të dy universiteteve. Vlen të theksohet se Prof. Bajraktari është dakorduar në përafrimin e qëndrimeve për bashkëpunim që në vijim Universiteti Di Napoli L’ORIENTAL të nënshkruan një marrëveshje me Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.




