

Në Fakultetit Juridik u mbajt një ligjëratë e veçantë nga Avokati Dardan Berisha
Më datë: 21/05/2026 në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt një ligjëratë e veçantë nga Avokati Dardan Berisha, ish-këshilltar juridik kushtetues në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe vizitor studiues në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Tema e ligjëratës ishte: “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut: pranueshmëria e ankesave dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, e zhvilluar në kuadër të lëndës Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, nën udhëheqjen e Prof. asoc. dr. Halim Bajraktari.
Ligjërata trajtoi aspektet kryesore procedurale dhe praktike të paraqitjes së ankesave pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me fokus të veçantë në:
- Subjektet që kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Gjykatës;
- Kriteret e pranueshmërisë së ankesës;
- Përmbajtjen dhe elementet esenciale të saj;
- Analizën e rasteve praktike nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, lidhur me: të drejtën për jetën (Neni 2 i KEDNJ-së); të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare (Neni 8 i KEDNJ-së); mbrojtjen e pronës (Neni 1 i Protokollit nr. 1).
Ligjërata u shoqërua me një debat të frytshëm ndërmjet Avokatit Berisha dhe studentëve, duke kontribuar në thellimin e njohurive të tyre mbi rastet praktike dhe rolin e të drejtave të njeriut në sistemin juridik ndërkombëtar. Në përfundim, studentët u mirëinformuan mbi rëndësinë e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane dhe aplikimin e saj në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut








