

LAJM I MIRË PËR FAKULTETIN JURIDIK DHE UNIVERSITETIN "UKSHIN HOTI" PRIZREN
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se Fakulteti Juridik ka arritur të akreditojë programin e ri Master “Legjislacion dhe Institucionet e Bashkimit Europian” për periudhë 3-vjeçare. Ky akreditim paraqet një sukses të rëndësishëm akademik dhe institucional për Fakultetin Juridik, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, avancimin e programeve studimore dhe përafrimin me standardet europiane të edukimit juridik. Programi Master “Legjislacion dhe Institucionet e Bashkimit Europian” synon të përgatisë kuadro profesionale dhe akademike me njohuri të avancuara në fushën e legjislacionit të Bashkimit Europian, funksionimit të institucioneve europiane, politikave integruese dhe harmonizimit juridik. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të Fakultetit Juridik në zhvillimin e arsimit juridik bashkëkohor dhe krijimin e mundësive të reja akademike e profesionale për studentët.
Urime për stafin akademik dhe të gjithë kontribuuesit për këtë arritje të rëndësishme!

