Qëllimi i Profilit të Programit
Qëllimet e Përgjithshme
- Sigurimi i cilësisë në procesin mësimdhënie–mësimnxënie.
• Ofrimi i mbështetjes profesionale në fushën juridike.
• Rishikimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i planprogrameve dhe syllabuseve të lëndëve.
• Nxitja dhe motivimi i nxënësve/studentëve më të dalluar.
• Forcimi i bashkëpunimit me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.
• Hapja e programeve të reja studimore.
• Inkurajimi i punës vullnetare në komunitet.
Vizioni
Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, si institucion i arsimit të lartë, synon të ofrojë dije cilësore në fushën e drejtësisë për studentët e komunitetit të cilit i shërben.
Ai synon thellimin e bashkëpunimit me komunitetin qendror dhe lokal, me organet gjyqësore, prokurorinë, avokatinë, institucionet ekzekutive si dhe me shoqërinë civile.
Ky vizion ka për qëllim ta shndërrojë Fakultetin Juridik në një vatër të aftësimit profesional, dijes dhe vlerave të mira, në funksion të formimit të gjeneratave të reja të kualifikuara.
Objektivat
Plani mbështetet në këto pika:
- Forcimin e subjektivitetit dhe pjesëmarrjes së studentëve në proceset vendimmarrëse.
• Lehtësimin e procedurave administrative duke eliminuar pengesat burokratike përmes ofrimit të qasjes elektronike.
• Komunikim të vazhdueshëm ndërmjet profesorëve dhe studentëve, si në formë fizike ashtu edhe elektronike.
• Shfrytëzimin e platformave SMU, Classroom, Google Meet etj., për menaxhimin efikas të procesit mësimor.
• Përshtatjen dhe aplikimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
• Krijimin e një Zyre të Karrierës për ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes profesionale për stafin akademik dhe administrativ.
• Themelimin dhe funksionalizimin e Institutit për Studime Juridike dhe Politike.
• Bashkëpunimin dhe lidhjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve me institucione dheinstitute kërkimore–shkencore brenda dhe jashtë vendit (ndërkombëtarizimi).
• Themelimin e Klinikave Juridike.
• Krijimin e një biblioteke digjitale me mundësi qasjeje përmes ID-kartelave të studentëve dhe stafit akademik.

