

Ligjëratë me temë “Roli i avokatëve në shoqëri” nga Kryetari i Odës së Avokatëve – Dega Regjionale Prizren, z. Blerim Mazreku
Më 12 nëntor 2025, në ambientet e Universitetit “ Ukshin Hoti “ u mbajt një ligjëratë me temë “Roli i avokatëve në shoqëri”, e cila u ligjërua nga z. Blerim Mazreku, Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës – Dega Regjionale në Prizren.
Në këtë aktivitet morën pjesë Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, Prodekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari, si dhe Udhëheqësi i Qendrës për Karrierë dhe Alumni, z. Nehat Gashi.
Ligjërata u hap nga Ass. Milot Krasniqi, Shef për Mësim në Fakultetin Juridik dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili foli për rëndësinë dhe rolin e avokatit në shoqëri, si figurë thelbësore në mbrojtjen e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe rendit juridik.
Më pas, z. Blerim Mazreku vazhdoi ligjëratën duke trajtuar në mënyrë të thelluar rolin e avokatit në sistemin shoqëror dhe sfidat me të cilat përballet profesioni i avokatisë në praktikë. Ai ndau me studentët përvoja profesionale dhe shembuj konkretë që pasqyrojnë kontributin e avokatit në ruajtjen e shtetit të së drejtës.
Ky aktivitet u mirëprit nga studentët e Fakultetit Juridik, të cilët patën mundësinë të shtruan pyetje dhe të zhvillojnë diskutime të frytshme me ligjëruesin. Fakulteti Juridik do të vazhdojë të organizojë aktivitete të ngjashme që kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe akademik të studentëve tanë.








