

Vizitë te Fondi për të drejtën Humanitari - Qendra e Dokumentimit Kosovë më datë: 28.25.2024
Studentet e Fakultetit Juridik nga Universiteti ‘’Ukshin Hoti’’ Prizren, Së bashku me profesorin Prof.asoc. dr. Halim Bajraktari dhe Prof. ass. Dr. Shefki Shterbani, më datën, 28.05.2024 vizituan Qendrën e Dokumentimit Kosovë Prishtinë, gjatë kësaj vizite studentet eksploruan ekspozitën ‘’Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’’ e cila i kushtohet fëmijëve të cilët e kanë humbur jetën, apo janë zhdukur të (1133 fëmijëve) si rezultat i luftës në Kosovë gjatë vitit 1998- 2000. Njëherit studentet u informuan për përpjekjet e FDHK në adresimin e së kaluarës dhe mësuan rreth proceseve të drejtësisë tranzicionale që po zhvillohen në Kosovë.
Fakulteti juridik, është pjesë e bashkëpunimit me FDHK prej disa vitesh që kanë të bejnë me vizita studimiore, praktika për studentet e Fakultetit Juridik.




