Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Gjykatën Kushtetuese dhe Pallatin e Drejtësisë
Në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit Juridik Dekani i fakultetit Prof. Asoc . Dr. Kadri Kryeziu në bashkëpunim me Këshillin Studentor me datë 30.03.2022 studentët realizuan vizita studimore në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në Gjykatën Kushtetuese dhe në Pallatin e Drejtësisë. Studentët tanë u njoftuan nga afër rreth punës së këtyre institucioneve dhe po ashtu krijuan përvoja të reja.
Siç dihet drejtimi Juridik paraqet bazën e marrjes së informacioneve në lidhje me themelin dhe funksionimin e shtetit. Çdo e drejtë dhe liri e qytetarëve është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligje të cilat nxjerren dhe mbrohen nga këto institucione. Nëse i shohim thellësisht kompetencat e këtyre institucioneve shtetërore do ta shohim edhe rëndësinë e tyre në jetën e njerëzve. Pa shtet demokratik dhe liri nuk ka vlerë jeta e qytetarit. Drejtësia nuk ka të bëjë me atë që ndodhë në një sallë gjyqi, drejtësia është ajo që vjen nga një sallë gjyqi.
“Bëj çka është e drejtë, jo çka është e lehtë”.
Vizita të tilla studimore do të realizohen edhe në të ardhmen edhe nga njësitë e tjera akademike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.