

Vizitë studimore e studentëve të programit master LL.M. Qeverisja demokratike dhe Sundimi i Ligjit
Studentët e programit master “LL.M. Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit”, së bashku me Prof.ass.dr. Shefki Shtërbani, zhvilluan një vizitë studimore në “Kino Lumbardhi”, Prizren, të organizuar në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare dhe Qendrën e Dokumentimit Kosovë.
Në këtë vizitë si temë diskutimi ishte memorializimi, si pjesë e planë programit në lëndën “Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Ndërtimi i së Ardhmes”, si “shtyllë e pestë” e Drejtësisë Tranzicionale.
Në kuadër të memorializmit u shfaq ekspozita “3D”, e krijuar nga Qendra e Dokumentimit Kosove, e titulluar “Një ditë”, për krimet e kryera gjatë kohës së luftës në Kosovë.



