

Vizitë studimore e studentëve të Fakultetit Juridik
Studentët e fakultetit Juridik nën udhëheqjen e Prof.Asoc.Dr. Kadri Kryeziut dhe asistentëve Driola Susuri dhe Milot Krasniqi organizuan një vizitë studimore në Prishtinë.
Vizitën e filluan në Pallatin e Drejtësisë repsektivisht në Gjykatën e Apelit ku u pritën nga nënkryetarja Kadrije Goga-Lubishtani, gjyqtari Hashim Çollaku, administratori Nysret Arifi dhe zv.administratori Arsim Bajraktari, të cilët i njoftuan nga afër me organizimin dhe funskionimin e Gjykatës së Apelit.
Studentët vizitën e vazhduan në Konviktin nr.lll, ku Prof.Asoc.Dr. Kadri Kryeziu, njëherit edhe njëri nga organizatorët e Demonstratave studentore të vitit 1981 i njoftoji studentët me ambientet nga ku ishin organizuar studentët dhe kishin filluar Demonstrata e vitit 1981 me qëllim realizimin e aspiratës shekullore Kosova Republikë.
Më tej, studentët vizituan edhe njërin nga monumentet më me vlerë historike që është Muzeun e Burgut të Prishtinës i njohur si “Burgu i Idealit”. Aty kishin mundësi të njihen me ambientet ku i kishin vuajtur dënimet dhe trajtimet që kishin pasur të burgosurit politik të cilët identifikohen si organizatorë të Demonstratave të vitit 1981.
Së fundmi, studentët vizituan edhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës ku u mirëpritën nga kryetarja Gresa Caka Nimani, gjyqtari Safet Krasniqi, zv. sekretari i përgjithshëm Veton Dula dhe këshilltari i parë Jeton Bytyqi.
Me këtë rast kryetarja e Gjykatës kushtetuese Z. Caka Nimani mbajti edhe një ligjëratë studentëve fillimisht për aspektin historik-kushtetues të krijimit të shtetit të Kosovës, lindjen dhe zhvillimin e drejtësisë kushtetuese në Kosovë, dhe në veçanti për Gjykatën kushtetuese të Republikës së Kosovës të themeluar në vitin 2009, juridiksionin dhe palët e autorizuara, si dhe duke i njoftuar me disa nga vendimet më të rëndësishme që kjo gjykatë ka marrë.
Ndërsa gjyqtari Safet Hoxha i njoftoji studentët lidhur me strukturën organizative të Gjykatës kushtetuese, zgjedhjen dhe mandatin e gjyqtarëve.
Kjo vizitë vlerësohet të jetë mjaft dobiprurëse për studentët e fakultetit Juridik të cilët njohuritë teorike të gjeneruara gjatë ligjëratave patën mundësi sot t’i konkretizojnë.