

Vizita e Ekspertëve për Akreditimin e Programit Master “Legjislacioni dhe Institucionet e Bashkimit Evropian (LLM)” në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Gjatë vizitës njëditore, ekspertët zhvilluan takime të strukturuara me menaxhmentin e fakultetit, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe stafin administrativ, bartësit e programit, stafin akademik, studentët si dhe palët e jashtme të interesit.
Në vijim u realizua edhe vizita në hapësirat dhe infrastrukturën mbështetëse të procesit mësimor.
Procesi u koordinua nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe u zhvillua sipas agjendës së paraparë, duke përfshirë diskutime mbi përmbajtjen e programit, kapacitetet institucionale, mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe përputhshmërinë me standardet e akreditimit.
Vizita përfundoi me një takim përmbyllës me menaxhmentin e fakultetit, në të cilin u prezantuan përshtypjet fillestare të ekipit vlerësues.














