Urimi për zgjedhjen e Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Në emër të ekipit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ju dërgojmë urimet tona më të sinqerta për zgjedhjen e Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi si anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Profesori Vuniqi është një nga shembujt më frymëzues të përkushtimit për drejtësi në vendin tonë.
Zgjedhja e tij është nder për kolegët e tij nga Fakulteti Juridik dhe për Universitetin në përgjithësi. Besojmë se përvoja dhe ekspertiza e tij në fushën juridike do të sjellë një kontribut të çmuar në ndërtimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Urojmë sukses në detyrën e re dhe shpresojmë që ai do të vazhdojë të shërbejë me integritet dhe përkushtim për të mirën publike.