

U mbajt ligjërata “Roli i OJQ-ve në sistemet bashkëkohore të sigurisë” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, u mbajt ligjërata me temë “Roli i OJQ-ve në sistemet bashkëkohore të sigurisë”, e cila u zhvillua në dy pjesë.
Ligjërata u mbajt nga Prof. Dr. Haxhi Ferati dhe Ma.sc. Bajram Bekteshi, të cilët trajtuan rolin dhe rëndësinë e organizatave joqeveritare në sistemet moderne të sigurisë.
Në pjesën e dytë të ligjëratës u prezantua Shoqata “ELITA”, duke u ndalur në qëllimin e themelimit të saj, misionin, trajnimet që ofron si dhe synimet për të ardhmen.
Në këtë aktivitet morën pjesë Prorektorja Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, së bashku me stafin e saj, si dhe studentë të Fakultetit Juridik.








