Trajnim në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare në Fakultetin Juridik
Në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare, në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren, është mbajtur trajnimi dy ditor (datë 19 dhe 20 maj) në kuadër të projektit “Standardet e Gjykatës së Strasburgut për vendet në zhvillim: kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”, me Profesor Qerim Qerim dhe me Ma.sc. Ina Xhepa. Trajnimi është organizuar nga Qendra Europiane, me seli në Tiranë, mbështetur nga Ambasada e Holandës.
Në këtë trajnim janë trajtuar temat e mëposhtme si:
- Liria e shprehjes si e drejtë themelore – qasja e re e jurisprudencës së GJENDJ
- E drejta për informim dhe liria e medias sipas nenit 10 të KEDNJ dhe
- Gjuha e urrejtjes – aspekte ligjore dhe jurisprudenciale
Në ditën e dytë të trajnimit studentët tanë kanë simuluar rastet praktike nga detyrat e marra nga trajnimi me një paraqitje të shkëlqyeshme.
Padyshim që aktivitetet e tilla kontribuojnë në ngritjen e cilësisë në mësimnxënie dhe u shërbejnë studentëve në përgatitjen e tyre profesionale.