

Trajnim mbi procedurën e ndërmjetësimit
Në vazhdën e aktiviteteve ekstrakurrikulare, një grup i studentëve të vitit të dytë dhe vitit të tretë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren, për pesë ditë me radhë, përkatësisht më datat 3, 4, 5, 6 dhe 7 shkurt 2023 – kanë ndjekur trajnimin për ndërmjetësim.
Ky trajnim ishte organizim i Ambasadës Amerikane, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë dhe Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës. Trajnimi u mbajt nga zt. Dave Moor nga Ambasada Amerikane dhe nga trajnerët Ylgere K.Mati, Yll Zekaj, Taulant Ajazaj dhe Arjeta Hoti Haxhihajdini.
Në këtë trajnim studentëve u janë ofruar ligjërata mbi procedurën e ndërmjetësimit dhe raste praktike për simulim, ku studentët tanë kanë pasur një paraqitje të shkëlqyeshme.
Në përfundim të trajnimit, studentët janë certifikuar.
Natyrisht, që aktivitetet e tilla u shërbejnë studentëve në përgatitjen e tyre profesionale.