

Thirrje për Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren
Mentoring Center for Scientific Research for Students from Underrepresented Groups
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në kuadër të projektit “Mentoring Center for Scientific Research for Students from Underrepresented Groups”, shpall thirrjen për përzgjedhjen e studentëve pjesëmarrës në këtë iniciativë.
Qëllimi i projektit është të krijojë një qendër mentorimi dhe mbështetjeje për studentët nga grupet e nënpërfaqësuara, duke u ofruar mundësi për:
- Mentorim dhe këshillim nga profesorë dhe ekspertë akademikë;
- Trajnime dhe punëtori mbi metodologjinë shkencore, shkrimin akademik dhe përdorimin e mjeteve digjitale (SPSS, STATA, Zotero, LaTeX, etj.);
- Mbështetje në përgatitjen dhe publikimin e punimeve shkencore në revista të indeksuara (WOS dhe Scopus);
- Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Përfshirje në aktivitete që nxisin barazinë dhe gjithëpërfshirjen në arsimin e lartë.
Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për të gjithë studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të nivelit Bachelor dhe Master, me fokus të veçantë për:
- Studentët nga komunitetet minoritare;
- Studentët nga familje me gjendje të vështirë ekonomike;
- Studentët me aftësi të kufizuara;
- Studentët nga zonat rurale;
- Vajzat dhe gratë në fusha ku janë të nënpërfaqësuara.
Si të aplikoni?
Të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat e tyre si: emrin, mbiemrin, drejtimin dhe nivelin e studimit te tyre në adresën: [email protected] deri më datë: 01.10.2025.
Përfitimet për pjesëmarrësit:
- Zhvillimi i aftësive kërkimore dhe shkencore;
- Mundësi për mentorim të personalizuar nga profesionistët shkencor;
- Publikim dhe prezantim i punimeve shkencore (në konferecë Kosovë/Shqipëri);
- Rritje të suksesit akademik dhe profesional;
- Pjesëmarrje në një rrjet akademik gjithëpërfshirës dhe inovativ.
📌 Ky projekt financohet në kuadër të Social Dimension Small Grants – SHER Programme
Koordinator i projektit Prof.asoc.dr. Halim Bajraktari, Fakulteti Juridik

