Thirrje për botim të publikimeve shkencore në Revistën "Justiniani II"
“JUSTINIANI II” është revistë juridiko-sociale e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Kjo revistë është themeluar me qëllim të nxitjes dhe të promovimit të veprimtarisë hulumtuese shkencore në sferën e drejtësisë sociale. Revista jonë synon të sigurojë një forum aktiv për analizë, hulumtim dhe debat në një varg të gjerë disiplinash shkencore.
Të nderuar Kolegë Student, Profesor, Asistent dhe Kërkues shkencor,
Në kuadër të Numrit të rradhës të Revistës së Shkencave Juridiko-Sociale “JUSTINIANI II”, me redaksinë dhe bordin editorial të revistës, jemi të nderuar t’iu ftojmë të botoni artikujt tuaj shkencorë në lëminë e shkencave sociale, juridike, ekonomike, politike, të administrimit publik, të historisë, etnografisë, diplomacisë, etj.
Revistën e drejton kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës, e cila poashtu ka bordin editorial të saj, ndërsa përzgjedhjen e punimeve për publikim konform kritereve të kërkuara e bën Komisioni i posaçëm i caktuar për këtë qëllim. Për më shumë, vizitoni faqen e Fakultetit Juridik: https://juridiku.uni-prizren.comreviste-juridiko-sociale/
Inkurajohen autorët të kontribuojnë në jetësimin e numrit të radhës së revistës, nëpërmjet dorëzimit të abstrakteve të tyre hulumtuese dhe punimeve shkencore. Poashtu, hulumtimet me kualitet të lartë që ngërthejnë rezultate origjinale të punës konceptuale, konstruktive, empirike, eksperimentale, apo teorike në të gjitha lëmitë e shkencave sociale, janë më se të mirëpritura për botim në numrin e radhës të kësaj reviste.
GJUHA E PUNIMEVE:
Punimet të dëgohen për publikim në gjuhën Shqipe.
UDHËZIME PËR AUTORËT:
Revista, punën e saj do ta bazojë në këto rregulla bazë:
- Autori/autorët duhet t’i dorëzojnë artikujt e tyre (të gjitha dorëshkrimet), në formë elektronike në formatin Microsoft Word; lloji i tekstit: Times New Roman 12, 1.5, Formati A4;
- Punimi i dërguar për botim duhet të jetë i lektoruar nga autori/autorët;
- Punimet duhet të përmbajnë titullin, autorin, abstraktin e punimit, fjalët kryesore (nga 3- 5 fjalë), hyrjen, përmbajtjen e punimit, përfundimin, literatura e shfrytëzuar;
- Literatura duhet të jetë e cituar përmes fusnotave (Stili Chicago i referimit). Fusnota vijuese citohet: po aty ose ibid.;
- Titulli i punimit nuk duhet të jetë me i gjatë se 8 fjalë.
Abstrakti duhet të jetë, jo më shumë se 250 fjalë, në shqip dhe anglisht. Duhet të përfshijë: titullin e plotë të punimit, emrin e autorit, gradën shkencore/titullin akademik, adresën e e-mailit dhe emrin e institucionit ku është i punësuar.
Udhëzime për Punimin e Plotë: Punimet duhet të dorëzohen në gjuhën Shqipe, me abstrakt në gjuhën Shqipe dhe Angleze. Stili i të shkruarit duhet të ketë këto karakteristika: – Fonti i shkronjave: Times New Roman; – Madhësia e shkronjave të titullit 14/ mes titullit 13; – Madhësia e shkronjave të tekstit: 12; – Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5; – Formati: A4; – Nr. i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të faqes. Punimet mund të jenë deri në 8000 fjalë.
Abstrakti dhe punimet e plota duhet të dorëzohen në redaktorinë në adresën elektronike [email protected] sipas datave të precizuara në këtë thirrje.
Autori/autorët mbajnë përgjegjësinë për punimin e tyre.
Data të rëndësishme:
- Dorëzimi i abstraktit: 10 Maj 2022
- Pranimi i abstraktit: 17 Maj 2022
- Dorëzimi përfundimtar i punimit: 23 Maj 2022
- Njoftimi i pranimit: 27 Maj 2022
- Data e publikimit: 31 Maj 2022
Përfitimet nga Publikimet:
Të gjitha punimet e pranuara do të publikohen online në webfaqen Universitetit “Ukshin Hoti”- Fakulteti Juridik.
Revista shkencore nuk parasheh shpenzime për përpunimin, gjegjësisht dorëzimin e punimit shkencor.
Më shumë informata, kontaktoni:
e-mail: [email protected]