

THIRRJE PËR APLIKIM – Seria e Ligjëratave & Cyber Justice Lab
DCAF (Geneva Centre for Security Sector Governance), në bashkëpunim me Women4Cyber Kosovo, dhe Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” hap thirrjen për aplikim për studentë të interesuar të bëhen pjesë e programit 3-javor:
“Seria e Ligjëratave & Cyber Justice Lab”, i fokusuar në qeverisjen e sigurisë kibernetike, kornizën ligjore në siguri kibernetike dhe perspektivën gjinore në siguri kibernetike.
Datat e sesioneve (13:00 – 15:30):
- 24 Shkurt 2026 Qeverisja dhe Korniza Ligjore e Sigurisë Kibernetike:
Si funksionon reagimi ligjor dhe institucional ndaj incidenteve kibernetike në Kosovë dhe ku ekzistojnë boshllëqet kryesore?
- 3 Mars 2026 Dhuna e Bazuar ne Gjini Online dhe Përgjegjësia Ligjore & Politike:
Si adresohet ligjërisht dhuna online ndaj grave dhe vajzave në Kosovë dhe cilat janë praktikat më të mira që mund të aplikohen në Kosovë për trajtimin e rasteve në mënyrë sa më efiqente dhe të drejtë ndaj viktimave?
- 10 Mars 2026 Politikëbërja, Institucionet dhe Platformat Digjitale:
Çfarë politike dhe rregulla duhet të adoptojnë institucionet publike, universitetet dhe platformat digjitale për të pasur një qeverisje të mirë në siguri kibernetike si dhe për të parandaluar dhe adresuar Dhunën e Bazuar në Gjini online?
Programi kombinon ligjërata tematike me punë praktike përmes Cyber Justice Lab,
ku studentët do të analizojnë raste reale dhe do të zhvillojnë rekomandime ligjore
dhe politike lidhur me sigurinë kibernetike dhe adresimin e dhunës online me bazë gjinore (GBV).
11 Mars 2026 – Çertifikimi dhe Networking Event në Innovation Centre Kosovo Prishtinë
Ngjarja në Prishtinë mbahet në bashkëpunim me British Council dhe Innovation Centre Kosovo, duke kombinuar dy projekte fokusuar në forcimin dhe rritjen e vajzave në fuqinë punëtore në siguri kibernetike. Transporti do të jetë i organizuar nga Universiteti I Prizrenit deri në ICK dhe anasjelltas.
Pjesëmarrësit do të prezantojnë punimet finale dhe do të pajisen me certifikata për përfundimin e suksesshëm të programit.
Numri i pjesëmarrësve: 30 studentë
Përzgjedhja bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit
Përparësi u jepet studenteve gra në Fakultetin Juridik.
Ky program ofron mundësi konkrete për zhvillim profesional, rrjetëzim me ekspertë
dhe përfshirje aktive në hartimin e rekomandimeve që mund të kontribuojnë në politika publike.
Aplikoni duke dërguar email për interesim në: [email protected] dhe enver.buqaj@uni-prizren .com
Afati i aplikimit: 23.02.2026
Bëhu pjesë e ndryshimit në sigurinë kibernetike me perspektivë gjinore!

