Takimi me ekspertët ndërkombëtar për riakreditimin e fakultetit juridik
Stafi akademik, stafi administrativ, studentët aktual, studentët e diplomuar dhe punëdhënësit prezantuan sot Programin Bachelor të Fakultetit Juridik për procesin e riakreditimit para ekspertëve ndërkombëtar të Agjencisë të Kosovës për Akreditim.
Përmbushja e rekomandimeve të dalura nga Raporti i vitit 2019 të AKA-së u vlerësua lartë nga ekspertë dhe kjo është rezultat i angazhimit, punës dhe përkushtimit të të gjithëve.
Mirëpresim çdo rekomandim eventual në mënyrë që të vazhdojmë procesin e ngritjes së cilësisë të programit rrjedhimisht të Fakultetit Juridik.