Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik, vizitojnë Agjensinë e Kosovës për Forenzikë dhe Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan
Të martën më datë 20.12.2022, studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik, Univeristeti “Ukshin Hoti” në Prizren, nën organizimin e mësimdhënësve të lëndëve penale, kanë vizituar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan. Në këtë vizitë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit.
Qëllimi i vizitës ishte që studentët, krahas të mësuarit teorik të njihen edhe me zbatimin praktik të dispozitave juridike, me metodologjinë e punës së Agjencisë së Kosovës për Forenzike dhe me organizmin dhe funksionimin e institucionit për ekzekutimin e masave edukative dhe korrektuese për të mitur.
Realizimi i kësaj vizitave është shumë i dobishëm për studentët, duke pasur parasysh që një vizitë e tillë parashihet edhe në planprogramin mësimor të Fakultetit Juridik, siç janë lëndët (E drejta penale, E drejta e procedurës penale, Kriminalistika dhe Penologjia).
Vizita të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen.