Sot me datë 28.06.2022, u mbajt mbledhja e radhes e Fakultetit Juridik. Në këtë takim kishte pika të ndryshme, ndër to ishte temë diskutimi edhe Akreditimi i po këtij Fakulteti, ku nga përkushtimi i stafit dhe Dekanit Prof.Asoc.Dr. Kadri Kryeziu, u përcoll lajmi që Fakulteti Juridik është akredituar për 5 vite të ardhshme. Ku në bazë të kësaj vazhde pozitive, hapen edhe rrugët për drejtimin e Masterit. Dekani u zotua që do të përkushtohen edhe më shumë në rrugëtime të tilla, dhe vlerëson lartë bashkëpunimin që është në interesat e stafit dhe posaçërisht studentëve.