

Punëtori për rishikimin e programeve studimore Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik
Në kuadër të përgatitjeve për procesin e ri akreditimit të programeve studimore, Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizoi një punëtori njëditore të dedikuar rishikimit dhe përmirësimit të programeve ekzistuese studimore, në nivelin Bachelor dhe Master.
Punëtoria u fokusua në analizimin dhe rishikimin e programeve studimore aktuale, hartëzimin e kurrikulave si dhe rishikimin e syllabuseve të lëndëve përkatëse. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi i strukturës dhe përmbajtjes akademike të programeve, në funksion të përmbushjes së standardet evropiane, përmirësimit të cilësisë së studimeve dhe përshtatjen me kërkesat e tregut të punës.
Gjatë punëtorisë, stafi akademik i Fakultetit Juridik diskutoi për përditësimin e përmbajtjes së kurrikulave, harmonizimin e rezultateve të të nxënit me njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat profesionale të kërkuara në tregun e punës, si dhe për integrimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit, me studentin në qendër.
Procesi i rishikimit u zhvillua duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e Hapësira Evropiane e Arsimit të Lartë, me synimin për të siguruar programe studimore cilësore, të krahasueshme dhe të harmonizuara me zhvillimet bashkëkohore në edukimin juridik.
Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë akademike në Fakultetin Juridik dhe në përgatitjen institucionale për procesin e riakreditimit të programeve studimore.

