

Profesor Podvorica dhe studentë të Fakultetit Juridik morën pjesë në në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "Puna sociale, edukimi dhe inovacioni në shkencat sociale"
Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Armend Podvorica, i shoqëruar nga studentë të këtij fakulteti, mori pjesë si udhëheqës i panelit në seksionin IV: Human rights and freedoms / Të drejtat dhe liritë e njeriut në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare ‘Puna sociale, edukimi dhe inovacioni në shkencat sociale’ e cila u mbajt me datë 08 Maj, 2024 në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Edukimit në Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë.
Me këtë rast, profesor Podvorica i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit nga UPZ-ja me theks të veçantë studentët e Fakultetit Juridik, që përmes prezantimeve të hulumtimeve shkencore, e dëshmuan që Fakulteti Juridik është institucion seriozë në kërkimin dhe avancimin e diturisë si në nivelin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.




