Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu promovoi tre libra universitar: “E drejta kushtetuese”, “E drejta kushtetuese e krahasuar” dhe “Drejtësia kushtetuese”
Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu u.d. Dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten ka bërë promovimin e tre librave të fundit të tij universitar: “E drejta kushtetuese”, “E drejta kushtetuese e krahasuar” dhe “Drejtësia kushtetuese”.
Recentët e librave, Prof. Dr. Zemri Elezi, i cili njëherësh është edhe Kryetar i Senatit i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Dr. Sc. Safet Hoxha, i cili njëherësh është anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, folën në superlativ për kontributin e Prof. Kryeziut në këtë lëmi.
Ndërkaq, autori i librave, njëherësh u.d. Dekan i këtij Fakulteti, Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu theksoi se të gjithë punën e tij ja dedikon studentëve të tij dhe brezave të ardhshme.
Ndërkaq në fund të këtij aktiviteti të organizuar nga Fakulteti Juridik u bë simulimi i një rasti të Gjykatës Kushtetuese nga studentët e këtij fakulteti.