

Pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Studentëve në Tiranë
Studentët e Universitetit “Ukshkin Hoti” Prizren, nën udhëheqjen e Prof.asoc. dr. Halim Bajraktari, si pjesë mbështetëse e projektit SHER kanë marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Studentëve, të organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, Universitetin Publik të Gjilanit dhe Universitetin e Prizrenit, ku u prezantuan punime kërkimore dhe u zhvilluan diskutime akademike mbi tema të ndryshme shkencore. Tematika e Konferencës Studentore ishte “Kërkimi dhe Edukimi Shkencor nga Perspektiva e Studentëve dhe Studiuesve të Rinj (III)” e mbajtur më datë: 11 Dhjetor 2025. Pjesëmarrësit nga Fakultete të ndryshme të UUHP ishin pjesë e prezantimeve të punimeve kërkimore lidhur me temat inovative që lidhen me aktualitetin si „Me të drejtat e njeriut si kriter kyç në procesin e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE, Dezinformimi, “deepfakes” dhe rregullimi ligjor i përmbajtjeve të gjeneruara me AI, Keqmenaxhimi i bujqëve dhe blegtorëve në Kosovë, në raport me Bashkimin Evropian: Perspektiva e integrimit dhe zhvillimit rajonal, si dhe tema nga fusha e Ekonomisë dhe shkencave kompjuterike.. Pjesë e këtyre prezantimeve- hulumtimeve ishin studentët e dalluar të nivelit bachelor dhe master si: Adrian Hoxha, Vlera Tabaku, Anda Hoxha, Melina Ramadani, Fatlind Bajraktari, Dea Cikaj, Vlera Berisha etj..
Pjesëmarrja në këtë konferencë përbën një përvojë të vlefshme akademike për studentët duke kontribuar në shkëmbimin e ideve, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe zhvillimin e mëtejmë të aftësive kërkimore të studentëve. Vlen të theksohet se të gjithë studentët pjesëmarrës në përmbyllje të aktivitetit të konferencës u ҫertifikuan.




