
Pjesëmarrje në Konferencë "INOVACIONI DHE DIGITALIZIMI NË ARSIM: SFIDAT DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK"
Prodekani i Fakultetit Juridik, Prof. asoc. dr. Halim Bajraktari,
Së bashku me disa profesor, dhe asistent/e nga Universiteti ‘’Ukshin Hoti’’ Prizren, më datën, 24.05.2024 morën pjesë në Konferencën e XVI Shkencore Ndërkombëtare, me temë:
“INOVACIONI DHE DIGITALIZIMI NË ARSIM: SFIDAT DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK” në Ulqin Mal te Zi, organizuar nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, ku në këtë konferencë ishin të pranishem studiues me mbi 100 punime të ndryshme nga unversitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që kishin në focus diskutimin e temave nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, edukimit dhe shkencat tjera.
Profesori, Bajraktari, është pjesë e mese 10 viteve në këto organizime të pervitshme të konferencave të organizuara nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim.

