Pjesëmarrja në samitin e USAID , në Prishtinë!
Me datë 6 tetor 2022, ka filluar Samiti i parë i drejtësisë i Inovacionit në Drejtësi, i cili është organizuar nga USAID Kosovo Justice Activity në Prishtinë. Ky samit synon të prezantojë zgjidhje inovative në sistemin e drejtësisë, ku si për qëllim final ka që qytetari të jetë në qendër të zgjidhjeve innovative në kuadër të sistemit të drejtësisë ku edhe informohet dhe krijon njohuri më shumë mbi sistemin e drejtësisë në vend. Universiteti ‘Ukshin Hoti’ mori pjesë me Profesorët: Armend Podvorica, Enver Buqaj, dhe Safet Krasniqi, si dhe dy absolventët e fakultetit juridik, Rilind Hoti dhe Valton Shala. Në kuadër të aktiviteteve që u mbajtën në këtë Samit ishte edhe puna në grupe, ku në kuadër gjetjeve të sfidave në sistemin e drejtësisë dhe propozimeve të dhëna për krijime innovative, në konkluzione, USAID mori në konsideratë idetë kreative të stafit akademik dhe të studentëve, Rilind Hoti dhe Valton Shala ku edhe propozuan krijimin e Web software (Case Tracking) dhe krijimin e serialeve televizive me tematikë juridike.