

Njoftim për Leksion në Fakultetin Juridik VEBI KOSUMI më datë 17.10.2025
🎓✨ Leksion i Hapur Akademik ✨🎓
🌍 “Statusi i Kosovës në Këndvështrimin e së Drejtës Ndërkombëtare” 🌍
👤 Ligjërues: Vebi Kosumi, LLM
⚖️ Ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare
- 📅 Data: 17 Tetor 2025
- ⏰ Ora: 13:00
- 📍 Vendi: Salla e Gjykatores, Fakulteti Juridik – Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
📚 Çfarë do të përfshijë leksioni:
- 🗓️ Përmbledhje legale & historike nga 1912 / Legal and Historical Background since 1912
- 🏛️ Shtetëformimi sipas së drejtës ndërkombëtare & rasti i Kosovës / Statehood in International Law and its application to Kosova
- 📜 Konventa e Montevideos / Montevideo Convention
- 🕊️ Vetëvendosja dhe rasti i Kosovës / Self-Determination and Kosovo
- ⚖️ Shkëputja përmirësuese / Remedial secession
- Rasti i Quebec (Canada) & 🏝️ Ishujt Åland / Quebec and Aaland Islands case
- 🌐 Zhvillimi bashkëkohor i vetëvendosjes / Contemporary development of self-determination
- 🏛️ Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë / International Court of Justice opinion
💡 Gjatë leksionit do të përdoret prezentimi me Power Point Presentation (në gjuhën Angleze), mirëpo leksioni do të mbahet ne gjuhën Shqipe.
👤 Rreth ligjëruesit:
Vebi Kosumi ka kryer Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtines, dhe Masterin e Ligjeve (LLM) ne Ligjin Nderkombëtar me Marrdhënie Nderkombëtare në Universitetin e Kentit, Mbretëri e Bashkuar (MB). Ka mbajtur ligjeratë ne Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tiranës si profesor mysafir (guest lecturer) dhe në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ të Prizrenit, Fakultetin Juridk dhe Universitetin ‘Kadri Zeka’, Fakulteti Juridik te Gjilanit. .
Në vitin 2014 ka qenë i vetmi student (i te gjitha niveleve, perfshirë PhD) nga Fakuteti Juridik i Universitetit të Kentit që është publikuar në xhurnal akademik tek ‘Queens’ Political Review’ në Belfast me titull Can the European Union Resolve the Life-Cycle of the Conflict in Kosovo?: https://queenspoliticalreview. com/volumes/volume-ii/. Ka botuar librin në të drejtën ndërkombëtare: ‘Can Crimea Claim Secession and Accession to Russian Federation in Light of Kosovo’s Independence’: https://www.amazon.com/Secession-Accession-Russian-Federation-Independence/dp/1546288759
Nga viti 2018 është konsulent-ekspert i pavarur (Freelance) për Ballkanin perëndimor me fokus në shtetet ku jetojnë Shqiptarët. Eshtë ekspert i akredituar gjyqësor nga ‘Academy of Experts’. Ka përgatitur mbi 100 raporte që janë prezantuar në Tribunale dhe Gjykata të MB’s.
Është anëtar bordi i ‘Kent Coast Volunteering’ dhe ‘Music in Detention’ si dhe ka qenë anëtar bordi i ‘Migrant Resource Centre’ dhe ‘Asylum Aid’.
Kosumi ka prezentuar në dhjetera intervista në TV, radio dhe media të shkruara siç është BBC TV, BBC Radio, TRT World (Telivizion Turk shteteror, dega ne Londer) The Guardian, New York Elite Magazine, Radio Kosova, ALB UK TV, dhe dhjetera intervista ne mediat Shqipe siç janë Bota Sot, Dituria, Votra Magazine, Revista Fjala etj
Më gjerësisht mundeni te vizitoni profilin e tij ne LinkediN: https://www.linkedin.com/in/vebi-kosumi-8083536b/
Vebi Kosumi ju ka ndare çmimi nga Acquisition International ‘Best Southeast Europe Country of Origin Reports Specialist 2024’ (Specialisti më i Mirë i Raporteve të Vendit të Origjinës në Evropën Juglindore 2024)
https://www.acquisition-international.com/issues/expert-witness-awards-2024/8/
📢🎉 Të gjithë studentët dhe stafi akademik janë të ftuar!

