

Njoftim: Java e Mirëseardhjes, Tetor 2025
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ju fton të merrni pjesë në aktivitetet e Javës së Mirëseardhjes dhe aktivitetet e rëndësishme që janë përfshirë për t’ju ndihmuar të përgatiteni dhe të jeni gati për të filluar studimet tuaja.
Java e Mirëseardhjes, Tetor 2025.
Urojmë të filloni mbarë një vit akademik të ri 2025-2026, dhe të tregoni sukseset më të larta gjatë studimeve tuaja.
Të gjithë studentët e rinjë ftohen të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen më këtë rast.
Mirësevini në Universitetin e Prizrenit:
Të gjithë në Universitet janë të entuziazmuar që të takohen me ju dhe së bashku, ne kemi bashkuar një program kualitativ dhe emocionues të ngjarjeve dhe aktiviteteve që do t’ju ofrojnë informacion thelbësor për të filluar, mundësi për tu socializuar, eksploruar, kontribuar dhe t’ju sigurojnë përshtypjen e parë pozitive dhe lidhjen e qëndrueshme me Universitetin.
Ngjarjet kryesore dhe orari:
E mërkurë, ora 10:00, në Amfiteatrin e madh.
- Eventi qendror me të gjithë studentët e regjistruar nga ku studentëve do t’u drejtohet me fjalë përshëndetëse rektori i Universitetit, Prof.Asoc.Dr Mentor Alishani dhe njëkohësisht studentët do të njoftohen me aktivitetet që zhvillohen ne kuadër të Qendrës së Karrierës e poashtu do të marrin edhe njohuri rreth Kodit të Etikës së Universitetit. Studentët do të njoftohen edhe me strukturat e Parlamentit Studentor dhe aktiviteteve që zhvillojnë studentët.
- Pas eventit qendror, studentët do të shpërndahen tek fakultetet ku ata janë regjistruar.
E mërkurë ora 13:00 -14.00 në sallën e Gjykatorës të Fakultetit Juridik.
Aty do të mbahet një takim mirëseardhës nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof. asoc. dr. Muharem Faiku, i cili do të mbanë një fjalë përshëndetëse , dhe ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë mësimdhënësit e Fakultetit Juridik dhe shefat e programeve. Studentët do të njoftohen me programin studimor, mundësitë që ofron Universiteti, do të njoftohen me strukturat e Fakultetit dhe procesin mësimor me këshilltarët akademik në njësitë akademike.
Pas këtyre ngjarjeve, do të organizohet një vizitë nëpër kampus ku studentët do të njihen me sallat mësimore, bibliotekën, laboratorët, bufenë, dhe hapësirat e tjera.
Ndërsa gjatë gjithë javës, shefat e programeve do të takojnë personalisht studentët e interesuar, në bazë të nevojave që kanë për sqarime tjera shtesë.
Mirësevini në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, Fakulteti Juridik!

