

Në Universiteti “Ukshin Hoti”, përkatësisht në Fakulteti Juridik u zhvillua një aktivitet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet fakulteteve juridike
Prof. Dr. Islam Qerimi, Profesor i së Drejtës dhe Dekan në Universiteti “Isa Boletini”, realizoi një vizitë zyrtare, gjatë së cilës fillimisht zhvilloi një takim me menaxhmentin e fakultetit, ku u prit nga Prodekani Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari. Në këtë takim, Prof. Qerimi u njoftua me zhvillimet dhe aktivitetet akademike të Fakultetit Juridik.
Në vazhdim, në kuadër të këtij bashkëpunimi, Prof. Qerimi mbajti një ligjëratë me temën “E drejta penale (Kosovë) me raste gjyqësore reale dhe shembuj praktikë”. Ligjërata ngjalli interes të madh te studentët, duke ofruar një qasje të avancuar dhe konkrete mbi trajtimin e çështjeve penale në praktikë.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Fakultetit Juridik për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe për të pasuruar përvojën mësimore të studentëve përmes angazhimit të profesorëve të njohur nga vendi dhe rajoni.



