Sot më 17.03.2022 në Fakultetin Juridik ishte i pranishëm profesor Safet Hoxha, njëherit edhe Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Me studentët e vitit të katërt u trajtua tema “Drejtësia Kushtetutese dhe ndikimi i saj në forcimin e shtetit juridiko-ligjor”. Gjatë kësaj ligjërate, studentët u interesuan me pyetjet e tyre kreative dhe produktive për sistemin juridiko-kushtetutes të Kosovës. Këtij debati iu bashkangjit edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, profesor Kadri Kryeziu, tani dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.