

Njoftim - Në Fakultetin Juridik do të mbahet një ligjëratë nga Prof. Dr. Islam Qerimi, Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë
NJOFTIM
Fakulteti njofton të gjithë studentët dhe stafin akademik se më 04.05.2026 (e hënë), duke filluar nga ora 12:00, në Sallën 414, do të mbahet një ligjëratë nga Prof. Dr. Islam Qerimi, Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Tema e ligjëratës:
E DREJTA PENALE (KOSOVË)
(Me raste gjyqësore reale dhe shembuj praktikë)
Rreth ligjëruesit:
Prof. Dr. Islam Qerimi është Profesor i së Drejtës dhe Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Kosovë. Ai mban gradën Doktor i Shkencave Juridike (PhD) nga Universiteti i Vjenës, ka përfunduar studimet LL.M në Ruhr University Bochum, si dhe studimet LL.B në Universitetin e Prishtinës. Veprimtaria e tij akademike përfshin të drejtën penale, të drejtën publike dhe studimet juridike të shtetit dhe së drejtës.
Prof. Qerimi është autor i tekstit universitar “E drejta penale – Pjesa e përgjithshme: Perspektivë krahasimore”, si dhe i një numri të konsiderueshëm librash, monografish dhe studimesh të botuara nga shtëpi prestigjioze në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Në fushën e së drejtës zakonore shqiptare, ai është vlerësuar si autor bestseller nga shtëpia botuese Diserta Verlag në Hamburg.
Ai ka publikuar artikuj të shumtë shkencorë në revista ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, ka zhvilluar vizita studimore si Profesor Vizitor në universitete të ndryshme, përfshirë Universitetin e Varshavës në Poloni. Kontributi i tij shtrihet në udhëheqje akademike, kërkim shkencor dhe bashkëpunim institucional.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur!

