

MUNDËSI ANGAZHIMI PËR PUNË PRAKTIKE
MUNDËSI ANGAZHIMI PËR PUNË PRAKTIKE
Titulli i pozitës: Praktikantë
Numri i pozitave: 6 (gjashtë)
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Prizren
Kohëzgjatja e punës: 6 muaj me pagesë (me mundësi vazhdimi edhe për 6 muaj të tjerë)
Detyrat e punës:
- Ndihmon punën në zyrën e arkivës lidhur me regjistrimin digjital të lëndëve të vjetra, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithesi;
- Ndihmon stafin përgjegjës të gjykatës në punën me arkivë dhe asgjësimin e lëndëve në përputhje me dispozitat ligjore dhe pas kontrollimit final nga stafi përgjegjës i gjykatës;
- Raporton në baza javore/mujore tek stafi përgjegjës në lidhje me punët e kryera;
- Kryen punë të tjera sipas nevojave të gjykatës.
Kualifikimet:
- Diplomë e Fakultetit Juridik;
- Njohuri të mjaftushme ligjore dhe njohuri të përgjithshme të procedurave gjyqësore;
- Aftësi në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë për përpilimin e dokumenteve ligjore si dhe shkathtësi komunikimi;
- Aftësi në përpilimin e raporteve javore/mujore të punës.
Procedura e Aplikimit:
- CV dhe Diploma e skenuar dokumentet duhet dërguar në (karriera.alumni@uni-prizren.com).
- Afati i fundit për aplikim: 22.12.2022
Praktikanët e përzgjedhur do të angazhohen në Gjykatën Themelore në Prizren për të ndihmuar gjykatën me arkivimin e lëndëve, sistematizimin, regjistrimin e tyre digjital dhe asgjësimin e tyre sipas dispozitave të përcaktuara me ligj.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për juristët e rinjë të sapo diplomuar që të njoftohen nga afër në lidhje me strukturën e gjykatës dhe organizimin e brendshëm të saj, të cilat njohuri do të ju shërbejnë tutje në aftësimin e tyre profesional.