

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në nivelin Master
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në nivelin Master, sot në Gjykatoren e Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, prorektorja Rakaj, Dekani Faiku dhe shefi i studimeve në nivelin Master, Buqaj, me prezencë edhe të stafit akademik mirëpritën gjeneratën e parë të studentëve në programin e ri studimor në Fakultetin Juridik. Programi studimor master “Qeverisje Demokratike dhe Sundimi i Ligjit” është program konkurues dhe inovativ i cili ka për qëllim të ofrojë edukim cilësor, kërkime shkencore dhe kontribut në komunitet, duke përgatitur kuadro nga fusha e qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit, të cilët do të shërbejnë në institucionet publike, sektorin privat dhe në komunitet në përgjithësi.




