“Me dt. 1 Nëntor 2021, në Fakultetin Juridik u mbajt sesioni informues lidhur me punëtorinë simuluese të Ndërmjetësimit qëllimi i së cilës ishte që studentëve t’i ofrohet mundësia që të jenë pjesë e simulimeve praktike të rasteve të Ndërmjetësimit si mekanizëm alternativ i zgjidhjes së kontesteve.
Përmes kësaj punëtorie, studentët kishin mundësi të informohen edhe për mënyrën dhe kriteret e aplikimit për të qenë pjesë e kësaj klinike. Pas përfundimit të afatit të aplikimit, do të përzgjedhet rasti më i mirë dhe i përshtatshëm për simulim nga studentët. Pas përzgjedhjes së rastit, studentët do të fillojnë takimin me ndërmjetësues dhe përgatitjes për prezantim të rastit të simuluar”.