Maturantët u mirëpritën nga dekani, prof. asoc. dr. Muharrem Faiku, prof. asoc. dr. Halim Bajraktari dhe nga shefi për mësim, ass. Milot Krasniqi.
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më datë 05.12.2022, ishin për vizitë maturantët e shkollës profesionale “Abdyl Ramaj” nga Suhareka. Maturantët u mirëpritën nga dekani, prof. asoc. dr. Muharrem Faiku, prof. asoc. dr. Halim Bajraktari dhe nga shefi për mësim, ass. Milot Krasniqi.
Gjatë kësaj vizite, maturantët u njoftuan me programin e Fakultetit Juridik, pasi ata tashmë ishin nxënës të këtij drejtimi në shkollë të mesme. Gjithashtu, nxënësit u njoftuan edhe me njësitë akademike të tjera, të Universitetit.