Ligjëratë praktike në Fakultetin Juridik !
Më datë ,10.05.2022 në ambientet e fakultetit juridik në Universitetin ” Ukshin Hoti” në Prizren, është mbajtur ligjërata me titull, “Zgjidhja e martesës, aspekti material dhe procedural”.
Ligjërata është mbajtur nga gjykatësi në gjykatën themelore në Prizren, departamenti civil, Mr.Sc. Shaban Shala.
Ligjërata e mbajtur ishte pjesë e realizimit të bashkëpunimit të fakultetit juridik me institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Studentët patën rastin të njihen me punën praktike që bëhet në gjykatë në kontestet e zgjidhjes së martesës , format e parashtrimit të kërkesës , procedura e zgjidhjes si dhe aktgjykimi.
Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen,
Njëherit, falenderojmë gjykatësin, Shaban Shala për kontributin e dhënë.
Prizren, 10.05.2022 Prof.ass.dr. Safet Krasniqi