Ligjeratë për Drejtësinë Tranzicionale, mbajtur nga Qendra e të Drejtës Humanitare në Kosovë (Humanitarian Law Center Kosovo) me seli në Prishtinë
Me datë, 25.03.2022 në ambientet e fakultetit juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren , në prani të studentëve, është mbajtur ligjerata me temën: “Drejtësia Tranzicionale”.
Në fokus të kësaj ligjerate ishin ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë , të drejtat e viktimave dhe familjeve të tyre sot, gjykimet e krimeve të luftës dhe format tjera të ballafaqimit me të kaluarën.
Ligjeruesi Besnik Beqaj, menaxher i Qendrës së të Drejtës Humanitare në Kosovë (Humanitarian Law Center Kosovo), gjatë prezentimit të temës, theksoi nevojën e ndjekjes, hetimeve dhe gjykimeve penale, funksionimit të Komisionit të së Vërtetës , Dëmshpërblimet e luftës dhe Reformat institucionale.
Poashtu, u bë edhe bashkëbisedim me studentë të cilët shtruan pyetje lidhur me rrjedhën e proceseve të verifikimit, hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës të viteve 1998-1999.