

Ligjëratë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, me studentët e programit Master LL.M. "Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit"
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik dhe Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) më datë 13.12.2024, z.Gzim Shala, Hulumtues i Lartë në IKD, ka mbajtur një ligjëratë për studentët e programit Master LL.M. “Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit”.LL.M.
Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Sundimi i Ligjit dhe Kosova, e cila lëndë ligjërohet nga Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj. Në kuadër të kësaj ligjërate u trajtuan temat si Roli i shoqërisë civile në mbrojtjen e parimi të sundimit të ligjit dhe procesi i vetingut, vështruar nga prizmi i monitorimit të sistemit të drejtësisë nga IKD
Gjatë kësaj ligjërate, studentët patën mundësinë të diskutojnë përkitazi me rolin dhe rëndësinë që ka monitorimi i sistemit të drejtësisë në sundimin e ligjit.



