

Ligjëratë nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosove, me studentët e programit Master LL.M. "Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit"
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), më datë 16.12.2024, z. Bekim Blakaj, Drejtor i FDHK-së, dhe z. Besnik Beqaj mbajtën një ligjëratë për studentët e programit Master LL.M. “Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit”.LL.M.
Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës “Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Ndërtimi i së Ardhmes”, e cila udhëhiqet nga Prof. Ass. Dr. Shefki Shtërbani. Tema e ligjëratës trajton “Proceset e Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë – Qasje Praktike”.
Blakaj dhe z. Beqaj prezantuan mbi mekanizmat gjyqësorë dhe jo-gjyqësorë të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë. Studentët patën mundësinë të diskutojnë dhe të shkëmbejnë mendime mbi funksionimin e këtyre mekanizmave, duke theksuar qasjet praktike të zbatimit të tyre.




