

Ligjëratë Informuese: Mbroje, Duaje, Mbaje – Legjislacioni i Mjedisit dhe Zbatimi Ndërdisiplinar në Kosovë
Ligjëratë Informuese me Studentët e Universitetit të Prizrenit mbi Legjislacionin e Mjedisit dhe Qasjet Ndërdisiplinare në Kosovë
Titulli i ngjarjes
Mbroje, Duaje, Mbaje – Legjislacioni i Mjedisit dhe Zbatimi Ndërdisiplinar në Kosovë
Përmbledhje e ngjarjes
Universiteti i Prizrenit me gjashtë njësi akademike ofron terren ideal për të trajtuar temën e mbrojtjes së mjedisit përmes një këndvështrimi juridik të lidhur ngushtë me ekonominë, shkencat e jetës dhe mjedisit, teknologjinë, edukimin dhe komunikimin. Ligjërata fokusohet në legjislacionin e mjedisit në Kosovë si bosht kryesor, me theks te zbatueshmëria praktike, afërsia me të drejtën e BE-së dhe ndikimi i politikave mjedisore në tregun e punës dhe në shoqëri. Formati është ndërdisiplinar me pjesëmarrje të kombinuar nga të gjitha fakultetet: Shkencat Kompjuterike, Shkencat e Jetës dhe Mjedisit, Juridik, Ekonomik, Edukim dhe Filologji.
Ligjërata udhëhiqet nga një njohës/e e fushës juridike dhe ligjeve të mjedisit në Kosovë, i/e cila prezanton kornizën ligjore mjedisore dhe praktikat e zbatimit. Qëllimi është të shihet se legjislacioni i mjedisit nuk është vetëm tekst ligjor, por udhërrëfyes për veprim dhe bashkëpunim ndërdisiplinar. Ngjarja do të mbahet në një sallë ligjëratash të Universitetit të Prizrenit. Një përfaqësues i fakultetit do ta hapë sesionin me një fjalë mirëseardhjeje dhe prezantimin e ligjëruesit. Ligjërata do të zgjasë rreth 40 minuta, pasuar me sesion pyetje-përgjigje të moderuara dhe rrjetëzim 30-minutësh për lidhje mes studimeve, praktikës dhe tregut të punës.
Rolet dhe përgjegjësitë
Fondi për Zhvillim Komunitar CDF), si organizator, do të jetë përgjegjës për përgatitjen dhe ofrimin e të gjitha materialeve të ligjëratës. Do të sjellin gjithashtu pajisjet e nevojshme si laptop. Përveç kësaj, CDF, në koordinim me universitetin nikoqir, do të koordinojë ligjëruesin, do të ndajë një përmbledhje të shkurtër të ngjarjes me moderatorin dhe do të sigurojë që të gjitha materialet e markuara me fushatën të shpërndahen.
Universiteti nikoqir, përkatësisht Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, përmes fakulteteve të tij, do të marrë përgjegjësinë për konfirmimin e datës dhe orës së ligjëratës, në koordinim me CDF, ftesën e studentëve dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre. Universiteti gjithashtu do të ofrojë sallën e ligjëratës të pajisur me projektor dhe ekran. Një moderator nga fakulteti do të caktohet për të mbajtur fjalët hyrëse në fillim të sesionit.
Objektivat
• Të prezantohet korniza e legjislacionit të mjedisit në Kosovë dhe marrëdhëniet me të drejtën e BE-së.
• Të ilustrohet zbatimi ndërdisiplinar: juridik, ekonomik, teknologjik, shkencor, arsimor dhe komunikues.
• Të motivohet brezi studentor që ta shohë mbrojtjen e mjedisit si përgjegjësi profesionale dhe qytetare.
• Të promovohet Mbroje, Duaje, Mbaje si kornizë praktike për sjellje dhe politika të qëndrueshme.
Audienca e synuar
Studentë nga të gjashtë njësitë akademike të UPZ me një pjesëmarrje të pritshme prej 60–80 pjesëmarrësish në format të kombinuar ndërdisiplinar.
Kohëzgjatja
1 orë ligjëratë + 30 minuta rrjetëzim
Agjenda e Propozuar
10:00 – 10:15 | Mirëseardhje dhe Hyrje
• Përshëndetje nga organizatorët dhe një përmbledhje e qëllimit të ligjëratës; Prezantim i fushatës Mbroje, Duaje, Mbaje
10:15 – 10:45 | Ligjërata kryesore: Legjislacioni i mjedisit në Kosovë dhe zbatimi në praktikë
• Korniza ligjore mjedisore dhe afërsia me acquis të BE-së
• Instrumentet kryesore: lejet mjedisore, standardet e emisioneve, obligimet e raportimit
• Shembuj të zbatimit dhe roli i institucioneve mbikëqyrëse
• Mbroje, Duaje, Mbaje si kornizë për ekonomi të qëndrueshme.
10:45 – 11:00 | Përmbyllje dhe Thirrje për Veprim
• Përmbledhje e pikave kryesore dhe thirrje për veprim.
11:00 – 11:30 | Rrjetëzim
• Rrjetëzim joformal.
• Mundësi për studentët që të bëjnë pyetje shtesë dhe të shkëmbejnë ide me bashkëmoshatarët dhe stafin akademik.
Rezultatet e pritshme
• Studentët kuptojnë dispozitat kyçe të legjislacionit mjedisor dhe implikimet praktike në sektorë të ndryshëm.
• Rritet aftësia për të lexuar ligjin bashkë me të dhënat, ekonominë dhe edukimin si pjesë e së njëjtës zgjidhje.
• Forcohet bashkëpunimi ndërmjet fakulteteve dhe rritet interesimi për tema kërkimore dhe praktika profesionale në fushën e mjedisit.
• Rritet dukshmëria e fushatës Mbroje, Duaje, Mbaje te komuniteti akademik i UPZ.

