

Konferenca shkencore ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
Njoftim 06.12.2024
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Muharem Faiku, Prodekani, Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari, Prof. Asoc. Dr. Arif Riza, së bashku me Valeri Qatani, Ass. PhD. C. Triumf Sadikaj, studenten Liridona Abdyli dhe asistentin Alban Kryezi, nga Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit, morën pjesë më 5 tetor 2024 në konferencën shkencore ndërkombëtare “Procesi i Përafrimit të Legjislacionit Shqiptar me të Drejtën e BE-së dhe Eksperienca e Vendeve të Tjera: Probleme të Teorisë dhe Praktikës”.
Konferenca shkencore ndërkombëtare është organizuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Kontributi i pjesëmarrësve në këtë ngjarje ka pasur një ndikim të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe përvojave mbi proceset e përafrimit të legjislacionit shqiptar me normat dhe standardet e Bashkimit Europian.
Diskutimet e zhvilluara, si dhe prezantimi i punimeve shkencore, kanë kontribuar në thellimin e kuptimit të sfidave dhe mundësive për përmirësimin e legjislacionit shqiptar, me fokus të veçantë në integrimin e tij me të drejtën e BE-së.
Kjo konferencë ka ndihmuar gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrjetëzimin e institucioneve akademike dhe kërkimore të rajonit, duke stimuluar shkëmbimin e ideve dhe promovimin e përmirësimit të mëtejshëm të fushës së Drejtësisë.



