

FTESË PËR LIGJËRATË
10.12.2024
16:00
Gjykatorja e Fakultetit Juridik
Tema:
“The Impact of Academic Programs on Rule of Law in Transitional Countries”
Me: Prof. Howard Fenton
Profesor Emeritus i së Drejtës, Ohio Northern University
Drejtor i Qendrës për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit (2014-2018)
Me studentët e nivelit Master të programit:
Qeverisje Demokratike dhe Sundim i Ligjit
Mos e humbisni këtë mundësi për të diskutuar dhe reflektuar mbi sfidat dhe ndikimet në sundimin e ligjit në vendet në tranzicion.
.
Biografi e shkurtër – Howard N. Fenton
Howard Fenton është një konsulent ndërkombëtar për sundimin e ligjit dhe Profesor Emeritus i së Drejtës në Ohio Northern University.
- Drejtor: Qendra për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit (2014-2018)
- Drejtor: Programi LL.M. për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit (2006-2014)
- Eksperienca: Që nga viti 1996, Fenton ka qenë aktiv si konsulent për reformën e drejtësisë administrative, pjesëmarrjen publike në qeverisje, procesin legjislativ dhe pedagogjinë juridike për Departamentin e Shtetit të SHBA në Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe Afrikë.
- Roli i veçantë: Shef i projektit të USAID për sundimin e ligjit në Tbilisi, Gjeorgji (2001-2002).
- Arsimimi: Bachelor dhe Juris Doctor me nderime nga Universiteti i Teksasit.
- Karriera: Praktikoi ligjin tregtar ndërkombëtar dhe rregullator në Washington, D.C. për nëntë vjet para se të bëhej profesor i drejtësisë në vitin 1984. Ai iu bashkua fakultetit juridik në Ohio Northern University në vitin 1988 dhe ka shërbyer gjithashtu si dekan i përkohshëm në vitet 1995-1996.
#LigjëratëAkademike
#FakultetiJuridik
#QeverisjeDemokratike
#SundimiLigjit
#MasterClass
Jeni të mirëpritur! ![]()

