FTESË, Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, organizon aktivitetin “Rikujtimi i Demonstratave të vitit 1981”
FTESË
Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, organizon aktivitetin “Rikujtimi i Demonstratave të vitit 1981”.
Datë: 20.04.2023
Koha: 10:00
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë
Me këtë rast, përpos Rektorit Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Kryetarit të Këshillit Organizativ Prof. Asoc. Dr. Arif Riza, nga një fjalë rasti do të mbajnë edhe ish të burgosurit politik: Prof. Dr. Bajram Kosumi, Jonuz Jonuzi dhe do të ftohet për mirënjohje dhe një fjalë rasti ish i burgosuri politik Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu. Po ashtu një fjalë rasti do të mbajnë edhe përfaqësuesit e studentëve.
Ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje
Këshilli Organizativ