

F T E S Ë
Ju ftojmë që të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar nga Fakulteti Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren i cili do të mbahet me datë 27 Maj 2022 (E premte), në ora 11:00 në Amfiteatrin e madh.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahen:
- Ekspoze e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Znj. Gresa Caka-Nimani me temë “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe relacioni i saj me Gjykatat Kushtetuese Evropiane e Amerikane”.
- Promovimi i librave universitar: “E drejta kushtetuese”, “E drejta kushtetuese e krahasuar” dhe “Drejtësia kushtetuese” e autorit Prof.Asoc.Dr. Kadri Kryeziu.
- Simulimi i një rasti të gjykimit kushtetues të pregaditur nga studentët e Fakultetit Juridik.
Bashkangjitur gjeni edhe ftesën.
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu