U arrit marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)
Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i FJ Prof.asoc.dr. Muharem Faiku dhe drejtorit ekzekutiv të FDHK z. Bekim Blakaj. Marrëveshja është zgjerim i aktiviteteve disa vjeçare të cilat janë realizuar nga FDHK me studentët e FJ.
Studentët do të përfitojnë nga ekspertiza e këtij fondi, me njohur nga fusha e Drejtësisë Tranzicionale, nëpërmjet ligjëratave, trajnimeve, seminareve, vizitave studimore dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta të FJ me FDHK.
Pas arritjes së marrëveshjes z. Blakaj së bashku me Besnik Beqaj dhuruan disa ekzemplarë nga raportet dhe FDHK për Bibliotekën e Universitetit dhe mbajtën një ligjëratë me studentët e FJ për Drejtësi Tranzicionale.