

Fakulteti Juridik përfitues i grantit nga projekti SHER
Një tjetër hap drejt avancimit shkencor-akademik dhe gjithëpërfshirjes është shënuar në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren nga Fakulteti Juridik, ku prodekani i Fakultetit Juridik Prof. assoc. dr. Halim Bajraktari, si kordinator se bashku me studentet: Valeri Qatani dhe Fatlind Mazreku kanë fituar mbështetje financiare për projektin e tyre inovativ hulumtuese e shkencore: “Mentoring Center for Scientific Research for Students from Underrepresented Groups”. Ky projekt është përzgjedhur për financim nga Programi SHER – Sustainable Higher Education and Research in Kosovo, mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe MASHTI, përmes thirrjes “Social Dimension Small Grants”. Ky projekt ka për qellim mbeshtetjen akademike dhe krijimin e një ambienti me te hapur dhe gjitheperfshires studentore e komunitare të fakulteteve brenda univesitetit. Perndryshe bashkëpunimi shkencor ndermjet Profesorit Halim Bajraktari dhe studentes Valeri Qatani, qe rezulton me publikimin e punimeve shkencore do te jete edhe si shembull model dhe nje praktike me e lehte për implementimin e projektit te fituar.
Ky projekt do të ketë dimension të shumëfisht në ngritjen e cilësisë hulumtuese shkencore, të profesorve, studenteve dhe Universitit Ukshin Hoti Prizren

