Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” lidh Marrëveshje Mirëkuptimin me Odën Regjionale të Avokatëve të Kosovës, Dega në Prizren
Sot, më 23.01.2024, Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc.Dr. Mentor Alishani, dhe z. Blerim Mazreku, Kryetar i Odës Regjionale të Avokatëve të Kosovës.
Me anë të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, Oda Regjonale e Avokatëve të Kosovës dega në Prizren, ORAK, do të mbështesë me ekspertizë profesionale Fakultetin Juridik.
Gjithashtu, palët do të bashkëpunojnë në sferën profesionale dhe hulumtimeve shkencore, publikimeve të përbashkëta si dhe përgatitjen e juristëve të rinj në ushtrimin e profesionit ligjor, si dhe do të shkëmbejë ekspertë në fusha të caktuara juridiko-profesionale.
Ky memorandum vendosë një mundësi të mirë të bashkëpunimit në hapjen e Universitetit “Ukshin Hoti” në raport me nevojat aktuale dhe integrimin e dimensionit praktik në procesin arsimor.