Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), sot mbrojti me sukses tezën e doktoraturës me temën “Aspekti ligjor i ndërhyrjes humanitare dhe zhvillimi i doktrinës përgjegjësia për të mbrojtur – raste studimi: Kosova dhe Siria”, tani Dr. Sc. Shefki Shterbani, asistent në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
Ai me këtë rast u shpreh: I jam mirënjohës mentorit tim, profesorit Jeton Shasivari për mbështetjen profesionale dhe dashamirësinë e treguar ndaj meje dhe punës sime. Gjithashtu, falënderoj anëtarët e komisionit, në veçanti profesorin e nderuar Gentian Zyberin, i cili më ndihmoj me këshilla të vlefshme profesionale.
Punën dhe sukseset akademike ia dedikoj familjes time e cila është energjia dhe dashuria e pakushtëzuar si dhe studentëve të mi, të cilët janë motivi për kërkimet e ardhshme shkencore.
Tetovë, 16 nëntor 2021