

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) shpall konkursin e eseve për studentët e drejtësisë
Të nderuar studentë të fakultetit juridik!
Në kuadër të aktiviteteve të fakultetit juridik, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se dhomat e specializuara të Kosovës kanë hapur konkurs të eseve për studentë të fakulteteve juridike në territorin e Kosovës!
Afati i paraqitjes së eseve është deri më, 30 nëntor 2022.
Pjesëmarrësit do të njoftohen me email për rezultatet e konkursit.
Studentët me tre esetë më të mira do të shpërblehen me libra nga fusha e të drejtës ndërkombëtare në vlerë rreth 250 eurove.
Më poshtë e gjeni të bashkangjitur konkursin!