Dekani Fakultetit Juridik Prof.Asoc .Kadri Kryeziu, ndau certifikata mirënjohje për studentët bursistë
Sot më date 13.07.2022, Dekani Fakultetit Juridik Prof.Asoc. Kadri Kryeziu, ndau certifikata mirënjohje për studentët bursistë me qëllim të vlerësimit të suksesit të studentëve dhe motivimit të tyre për të ardhmen.
Padyshim që suksesi i lartë i studentëve është meritë e punës dhe kontributit të përbashkët të stafit akademik dhe vet studentëve, prandaj ne si fakultet ndihemi krenarë për suksesin e studentëve tanë.
Studentëve tanë u urojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.